Artikuj

Venezia flet me bukurinë e saj.

Venezia flet me bukurinë e saj.
Që nga fillimi i shekullit të 19, prodhuesit dhe dizajnerët janë fiksuar me orët mekanike të skeletit. Theorema Venezia e prodhuar në Gjermani nga familja Tufina është një demonstrim i vërtetë i aftësive të orëndreqësit. Ajo që orëndreqësi po përpiqet t'ju thotë me këtë orë është aftësia e tij si master në inxhinieri me nivel të lartë. Mjeshtëria në këtë orë të veçantë vlen si për mekanizmin ashtu edhe për zbukurimin e saj. Një fytyrë komplet e shfaqur dhe jashtëzakonisht e hollësishme. Aq e bukur është Theorema Venezia sa do t'ju bëjë ta shikoni atë për periudha të gjata kohore. Venezia Theorema ka një fasadë të zbukuruar ashtu si vetë qyteti italian. Kjo orë e veçantë është e tillë sepse mekanizmi është në vetvete dekorimi i orës. Një skelet i plotë i këtij kalibri mund të bëjë përshtypje thjesht për meritat e veta që i ka të pamohueshme. Ti magjepsesh kur sheh qindra pjesë të vogla, të cilat vijnë në jetë me kurdisjen tënde pa nevojën e baterisë. Është pikërisht ky fakt çfarë e bënë këtë orë të vërtetë dhe origjinale.

Orët mekanike si Venezia janë pa dyshim pjesët më provokuese dhe tërheqëse në historinë e orëve. Cilësia e lartë e zbukurimit të dizajnit i jep kësaj ore një pamje të jashtëzakonshme. Theorema Venezia e prodhuar në Gjermani nga familja Tufina është krijuar për të qenë e stilit të lartë dhe modern. Tufina donte të sillte në treg një skelet shumë elegant dhe të lehtë. Mekanizmi i brendshëm Theorema Gjermani me 17 xhevahirë rubini dhe përbërës çeliku inox dhe me një rezervë energjie prej gati 40 orësh i jep sigurin çdo përdoruesi se kjo është një orë e qëndrueshme. Karakteristika interesante në Venezia eshtë zemreku që ju e shikoni të kurdiset dhe tkurret teksa i jepni energji me dorën tuaj. Ju bënë të ndjeheni vërtetë pronari i kësaj bukurie, që vetëm ju e sillni në jetë.

Gdhendjet zbukuruese brenda orës nën xhamin safir përfaqësojnë kanalet e shumta të qytetit Venezian. Akrepat po ashtu janë dizenjuar tepër elegantë për t'iu përshtatur fëtyrës së orës. Akrepat janë material çeliku blu si për qëllim kontrasti me sfondin dhe lexueshmëri të qartë. Rrypi origjinal lëkurë në vetvete është një detaj tjetër i mrekullueshëm nga kjo orë. Rrypi ia shton karakterin kësaj mrekullie. Po ashtu, me këtë rryp Tufina ka dashur t'ju thotë atyre që do ta veshin këtë orë se jeni guximtarë në guston tuaj. Si përfundim koncepti i hapur me xham përpara dhe mbrapa do t'ju bëi të dashuroheni me tik-takun e ëmbël.