FAQ

 

1. Çfarë mbulon garancia Tufina?

Ora juaj Tufina është në garanci nga Tufina per 2 (dy) vite sipas termave dhe kushteve të kësaj garancie. Garancia Tufina mbulon funksionalitet jo të mirë të orës gjatë vlefshmërisë së garancisë. Në rast të difekteve të mbuluara nga garancia, Të gjithë komponentët (duke përjashtuar baterin, xhamin, rripin dhe kapsen) do të riparohen ose ora do të zëvendësohet pa pagesë shtesë. Në rastin e zëvendësimit Tufina nuk garanton që do të merni të njëjtin model ore. Nëse modeli i orës tuaj nuk është gjendje, do të mundësohet një orë me model të ngjashëm dhe çmim të njejtë. Një kopje e faturës dhe/ose karta origjinale e garancisë do të jenë të nevojshme si provë e blerjes tuaj. Nuk ka tarifë për servisin e riparimit. Tarifa është subjekti i ndryshimit. Ju paguani për dërgesën tek Tufina.

 

2- Kjo garanci nuk mbulon

-Rripin, Xhamin, Baterinë apo Kapsen

-Demtime të shkaktuara nga trajtimi jo i duhur, mungesa e kujdesit, aksidente ose veshje normale dhe grisje.

-Dëmtime të rënda nga uji.

3. Kjo garanci është e pa vlefshme nëse ora është dëmtuar aksidentalisht, neglizhencë ose persona të pa autorizuar nga Tufina për shitje apo servise, ose faktor të tjerë që nuk janë difekte materiali apo prodhimi.

4. Nese ju riparoni orën tuaj në një servis jo të autorizuar nga Tufina, garancia juaj do të bëhet e pavlefshme. Tufina ka të drejtë të përcaktojë, ne diskrecionin e saj, nëse një palë e tretë e ka kthyer garancinë tuaj në të pavlefshme.

5. Ku mund ta riparoj orën?

Me anë të katës së garancisë mund të paraqiteni pranë Showroom-it tonë, stafi ynë merr përsipër riparimin e orës.

6. Si mund të kujdesem për orën dhe rripin?

7. Çdo mekanizëm i Tufinës është I dizenjuar dhe prodhuar në standarte të larta. Ndryshe nga shumica e objekteve mekanike, nje orë funksionon pa ndalim. Në mënyrë për të siguruar  performancë optimale dhe jetëgjatësi për mekanizmin e Tufinës, ju lutemi të shihni udhëzimet e kujdesit dhe masave paraprake.

8. Kujdesi

-Pastroni orën tuaj me një cohë të butë të njomur me ujë. Mos e vendosni orën poshtë rrjedhës së ujit.

-Mos e shpëlani orën posht rrjedhës së ujit.

-Rripi metalik duhet të pastrohet në mënyrë periodike, duke perdorur një furcë të butë me ujë dhe sapun të lëngshëm. Për ta tharë përdorni një cohë të butë.

-Ne sugjerojmë që ora të cohet në servis çdo 24 muaj, për të siguruar përdorim afatgjatë dhe funksionim pa probleme.

 

9. Perkujdesja

- Janë disa veprime ose situata mjedisore të cilat mund të  dëmtojnë ose pengojnë mundësinë e performancës optimale të orës.

- Është e rëndësishme te evitohen kushtet e mëposhtme: I ftohti ose i nxeti ekstem, ekspozimi direkt për një kohë të gjatë në rrezet e diellit, ekspozimi ne kohë me shi.

- Balsami i kondicionuar për lëkurën. Formula e unifikuar pastron, lustron the mbron duke lën një fund të butë dhe mbron nga plasaritjet. Shton jetëgjatësinë dhe shkëlqimin e rripit prej lëkure të orës. Mund të përdoret në të gjitha ngjyrat e rripave prej lëkure të Tufinës. (Kini parasysh që përdorimi i këtij produkti mund të errësoj  ngjyrën e rripit tuaj). Mos e përdorni në kamosh.

UDHËZIME: aplikoni nje sasi të vogël me një cohë të butë, lëreni të thahet.

KUJDES: Mos e përdorni në pjesën e brendshme, mbajeni larg fëmijëve.

 

10. A janë orat Tufina kundra ujit?

Të gjithë orat Tufina janë të dizenjuara me minimumin e rezistencës ndaj ujit 3ATM ( 100FT/ 30M). Ju lutem mos e lini orën poshtë ujit të rrjedhshëm për të siguruar jetëgjatesinë e saj.