1. Çfarë mbulon garancia Tufina?

Ora juaj Tufina është në garanci nga Tufina për 2 (dy) vite sipas termave dhe kushteve të kësaj garancie. Garancia Tufina mbulon funksionalitetin jo të mirë të orës gjatë vlefshmërisë së garancisë. Në rast të defekteve të mbuluara nga garancia, të gjithë komponentët (duke përjashtuar baterinë, xhamin, rripin dhe kapësen) do të riparohen ose ora do të zëvendësohet pa pagesë shtesë. Në rastin e zëvendësimit Tufina nuk garanton që do të merrni të njëjtin model ore. Nëse modeli i orës suaj nuk është në gjendje, do të mundësohet një orë me model të ngjashëm dhe çmim të njëjtë. Një kopje e faturës dhe/ose karta origjinale e garancisë do të jenë të nevojshme si provë e blerjes suaj. Nuk ka tarifë për servisin e riparimit. Tarifa është subjekti i ndryshimit. Ju paguani për dërgesën te Tufina. Afati i riparimit të orave është 2 javë.

2. Kjo garanci nuk mbulon:

- rripin, xhamin, baterinë apo kapësen

- dëmtime të shkaktuara nga trajtimi jo i duhur, mungesa e kujdesit, aksidente ose veshje normale dhe grisje

- dëmtime të rënda nga uji.

3. Kjo garanci është e pavlefshme nëse ora është dëmtuar aksidentalisht, nga neglizhenca ose nga persona të paautorizuar nga Tufina për shitje apo servis, ose faktorë të tjerë që nuk janë defekte materiali apo prodhimi.

4. Nëse ju riparoni orën tuaj në një servis jo të autorizuar nga Tufina, garancia juaj do të bëhet e pavlefshme. Tufina ka të drejtë të përcaktojë në diskrecionin e saj nëse një palë e tretë e ka kthyer garancinë tuaj në të pavlefshme.

5. Ku mund ta riparoj orën?

Me anë të kartës së garancisë mund të paraqiteni pranë Showroom-it tonë dhe stafi ynë merr përsipër riparimin e orës.

6. Si mund të kujdesem për orën dhe rripin?

7. Çdo mekanizëm i Tufinës është i dizenjuar dhe i prodhuar në standarde të larta. Ndryshe nga shumica e objekteve mekanike, një orë funksionon pa ndalim. Për të siguruar një performancë optimale dhe jetëgjatësi për mekanizmin e Tufinës, ju lutemi të shihni udhëzimet e kujdesit dhe masave paraprake.

8. Kujdesi

- Pastroni orën me një cohë të butë të njomur me ujë. Mos e vendosni orën poshtë rrjedhës së ujit.

- Mos e shpëlani orën poshtë rrjedhës së ujit.

- Rripi metalik duhet të pastrohet në mënyrë periodike, duke përdorur një furçë të butë me ujë dhe sapun të lëngshëm. Për ta tharë përdorni një cohë të butë.

- Ne sugjerojmë që ora të çohet në servis çdo 24 muaj për të siguruar përdorim afatgjatë dhe funksionim pa probleme.

9. Përkujdesja

- Janë disa veprime ose situata mjedisore të cilat mund të dëmtojnë ose pengojnë mundësinë e performancës optimale të orës.

- Është e rëndësishme të shmangen kushtet e mëposhtme: i ftohti ose i nxehti ekstrem, ekspozimi direkt për një kohë të gjatë në rrezet e diellit, ekspozimi në kohë me shi.

- Balsami i kondicionuar për lëkurën. Formula e unifikuar pastron, lustron the mbron duke lënë një fund të butë dhe mbron nga plasaritjet, shton jetëgjatësinë dhe shkëlqimin e rripit prej lëkure të orës. Mund të përdoret në të gjitha ngjyrat e rripave prej lëkure të Tufinës. (Kini parasysh që përdorimi i këtij produkti mund të errësojë ngjyrën e rripit.) Mos e përdorni në kamosh.

UDHËZIME: Aplikoni një sasi të vogël me një cohë të butë dhe lëreni të thahet.

KUJDES: Mos e përdorni në pjesën e brendshme, mbajeni larg fëmijëve.

10. A janë orët Tufina rezistente ndaj ujit?

Të gjitha orët Tufina janë të dizenjuara me minimumin e rezistencës ndaj ujit 3 ATM (100 FT / 30 M). Ju lutemi të mos e lini orën poshtë ujit të rrjedhshëm për të siguruar jetëgjatësinë e saj.