Artikuj

Ç'ËSHTË NJË ORË TOURBILLON?

Ç'ËSHTË NJË ORË TOURBILLON?
Komplikacioni i lëvizjes së tourbillon u shpik në fund të shekullit të 18-të nga Abraham-Louis Breguet për të kompensuar gravitetin dhe për të rritur saktësinë në përcaktimin e kohës për orët mekanike dhe orët e xhepit. Emri tourbillon vjen nga frëngjishtja dhe bënë fjalë për "vijëra të vorbullta", që të kujtonë lëvizjet mekanike të shpejta e shumë-cirkulare të pajisjes.
 
Mekanizmat e ndërtimit të orës janë të bukura tërësisht po aq sa janë të komplikuara. Në terma funksionalë, një tourbillon vendos komponentët lëvizëse të orës në një qafë që rrotullohet vazhdimisht në boshtin e vet, duke zvogëluar tensionin nga pjesët që do të ishin në pozicion vertikal. Kjo krijon një takt dhe levizje më të rregullt dhe më të besueshme.
 
Sot, komplikacioni i tourbillonit përfshihet në orët luksoze dhe pak kompani orësh kanë mundësinë t'i prodhojnë. Për dallim nga një orë xhepi, një orë mbi kyç është gjithmonë në lëvizje kur jeni ju, duke nënkuptuar që graviteti që ndikon në funksionin e orës nuk është më një shqetësim i madh sepse vetë mekanizmi është ndërtuar në një balancë të tillë që gravitetin s'e ndien më. Këtu lind dhe komplikacioni dhe vështirsia dhe shtrenjtësia e kësaj ore.
 
Shumica e njohësve të orëve sot veshin orë tourbillon si një simbol statusi ose si objekt koleksionimi, falë çmimit shumë të lartë të orës. Familja Tufina është e vetmja në Shqipëri po e po, por në të gjithë Ballkanin e tutje që arrin të prodhojë jo vetëm një koleksion tourbillon, por mbi 6-të të tillë. Një nga këta dhe koleksioni i limituar me emrin "Zürich". Kliko foton më poshtë për ta parë modelin.