Artikuj

Presidenti i Republikës Bajram Begaj vlerëson familjen Tufina për 104 vjetorin e Tiranës kryeqytet.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj vlerëson familjen Tufina për 104 vjetorin e Tiranës kryeqytet.
Sot më 11 shkurt 2024 u festua 104 vjetori i Tiranës kryeqytet i Shqipërisë dhe gjithë bashkatdhetarëve. Tirona jonë e dashtun, e cila ka pritur e ka përcjellur gjithë shqiptarët nga të gjitha trevat me shumë dashuri. Presidenti i Republikës Bajram Begaj ftoi sot personalite dhe familjet më të hershme të qytetit me kontribute të gjithanshme. Një nga këta ishim dhe ne familja Tufina. Në dhomën presidenciale dhe zyrën e kryeministrisë ka afro një shekull që tingullin e kohës e dhurojnë sahatet e murit "Vllazën Tufina". Ndërsa sot u bë dhe një prezantim i orëve tona gjermane me gen shqiptarë. Ndër të tjera Presidenti i Republikës u shpreh: "Po ne po përpiqemi për një makinë shqiptare, ndërkohë i paskemi orët tona shqiptare." Kësaj fjalie dashamirëse të presidentit do të pëlqenim t'i shtonin faktin se e para orë që mban vërtetë firmën "Made in Albania" është krijuar nga gjyshi ynë, Bahri Tufina, këtu e +60 vitë të shkuara dhe pagëzuar nga ai me emrin "Sahat me Zile Tirana". Nuk ka patur shtëpi në Shqipëri që s'e kishin një të tillë në komodinat e tyre. Në vitet 1910-1944 ka egzistuar firma europiane "Vllazën Tufina" e stërgjyshit tonë Shaban me të vëllanë Haxhiun, të cilët ishin partnerë me firma të mëdha si Omega, Ebehard etj. Dhe më përpara pastaj firma e rregjistruar më 1865 nga Arif Tufina dhe i ati, të cilët deri për sulltanin kanë montuar sahat xhepi. Pa harruar se më 1822 Ismail Tufina është orëndreqësi i parë, i cili montoi "Sahatin e Tiranës" në qendër mbi dy dekada para "Big Ben" në Londër. Kontributet e Ismailit janë dhe në kulla të tjera sahatesh nëpër Shqipëri, si në Peqin, Elbasan e tutje. Ndërsa sot familja Tufina ka mjeshtër orëndreqës xhajën tonë Syhri Tufina, djalin e tij Alban Tufina, gjithashtu Astrit Tufina, Blendi Tufina, Adriano Tufina, Elira Tufina. Kurse Enis Tufina ka laboratorin e tij në Mynih të Gjermanisë ku ka patentuar prej më shumë se 20 vitesh markat internacionale "Theorema" dhe "Pionier". Djali i tij, Noah-Antonio Tufina, po ecën gjithashtu në hapat e të parëve. Falenderojmë të gjithë shqiptarët nga kushdo trevë qofshin, që mbështesni një biznes familjarë shqiptarë me histori dy shekullore, punë shembullore dhe ndershmëri të pa shterur. Zoti e bekoftë Tiranën dhe Shqipërinë tonë dhe shqiptarët kudo qofshin anë e mbanë. Gëzuar!