Artikuj

Njihuni më tepër me biznesin e orëve Tufina.

Njihuni më tepër me biznesin e orëve Tufina.

Faleminderit që na mbështesni në të gjitha aventurat tona që nga viti i largët 1822. Kanë kaluar pothuajse dy shekuj nga koha kur paraardhësi ynë u bë orëndreqësi i parë i "Sahatit të Tiranës' dhe në vazhdimësi 8 gjenerata e kanë ndjekur. Ne jemi të vendosur për të vazhduar në gjurmët e familjes sonë.

Na njihni si ndër familjet më të vjetra shqiptare në biznes, po ashtu si ndër familjet më të vjetra të sahatçive në Ballkan, por mund të na njihni gjithashtu si "të fiksuarit" me orët skeletore mekanike. Përmes vizatimeve skica me dorë dhe montimit artizanal ne i kthejmë këta orë në një produkt unik, të cilat i kërkon gjithë tregu botëror. Theorema dhe Pionier janë markat e liçensuara dhe patentuara me qeverinë gjermane që nga viti 2004, të dyja të sipërmarrësit shqiptaro-gjerman, Enis Tufina.



Paraardhësit tanë filluan me kullat e orëve, (Shiko: Sahati i Tiranës), pastaj me orët e udhëtimit, orët e xhepit, me orët murale dhe orët me zile për tavolinë. Ndërkohë, ne sot nga Gjermania jemi të fokusuar në orët e dorës dhe ligji jonë si kompani është të prodhojmë orë me cilësi të lartë dhe dizajn mekanik. Qëllimi është që orët Tufina janë të ndërtuara mirë dhe të me të gjitha standartet moderne kështu mund të vishen nga të gjithë kudo. Orë me kualitet superlativ që tregojnë jo vetëm trashëgiminë tonë, por dhe të orëpunuesve artizanal. Ju na keni vlerësuar ndër dekada dhe mijëra prej jush na kanë mbështetur që prej kohësh të vjetra. Ju premtojmë; kompania e orëve Tufina do të vazhdojë të ruajë historinë e orëprodhimit. Ne na keni këtu!

DY DEKADAD E FUNDIT TEK TUFINA.

Pothuajse 100 koleksione të prodhuara nga ne. Krenaria dhe gëzimi jonë janë padiskutim 5-koleksionet tourbillon, disa prej këtyre modeleve kanë marrë vite për tu përfunduar dhe çfarë gëzimi kemi ndjerë kur janë shitur. Sepse ne kurrë nuk prodhojmë në masë, por me një sasi të limituar. Sa shumë më tepër koleksione që kemi në plan të krijojmë dhe prodhojmë. Ne kemi shpenzuar karrierat tona, deri në këtë pikë, duke ndërtuar një kompani me integritet me prodhim me përbërës cilësorë, mekanizma të montuara me aparaturat më moderne, dizajne unike dhe kombinime të rralla duke harruar të falenderojmë të gjitha kompanitë përkrah nesh marka të mëdha. Në të njëjtën kohë i mbetemi besnikë misionit për të vazhduar trashëgiminë tonë.

Nga gjyshi ynë mjeshtër sahatçi, Bahri Tufina, deri sot në laboratorin tonë në Mynih, mjeshtri i orëve, Blendi Tufina, dhe shumë të anëtarë të tjerë të familjes. Krenaria jonë është shërbimi ndaj klientit, çdo njërit prej jush, që vazhdon na mbështet dhe për këtë arsye ju trajtojmë më tepër se thjesht klienta, por njerëzit tanë.

A DO NJË ORË MODERNE, ME INXHINIERI GJERMANE, TOURBILLON MEKANIK, PRODHUAR PËR JETËGJATËSI DHE NËN €3000?

NJË PO E MADHE, TI E DO! Tek kompania Tufina, përkushtimi ynë është i pandalshëm. Ne kemi krijuar orë që përfaqësojnë vizionin tonë, duke krijuar orë që gjithmonë kemi ëndërruar t'i prodhojmë. Këto orë tani janë në dispozicion në çmime që përputhen me vlerat dhe parimet tona pa e kamufluar çmimin asnjëherë. Qëllimi ynë është t'i shërbejmë individëve, të cilët ndajnë po të njëjtin pasion si ne për orët mekanike moderne tourbillon. Ne besojmë se mund të bëhemi urë lidhëse midis klientëve tanë dhe artizanëve tanë të aftë që sjellin këto orë superlative në jetë.


Ora tourbillon Made in Germany Basel Pionier
KOLEKSIONI GMT BASEL NGA TUFINA U NDËRTUA TË JETË NJË SPEKTAKËL MODERN ME MEKANIZËM ANTI-GRAVITET DHE NUMËRAT ARAB DIZENJUAR SIPAS STILIT BREGUET.

Në botën e zhvilluar të orëve, ku puna artizanale bashkohet me inxhinierinë, një orë me energji kinetike si Basel Pionier Tourbillon me të drejtë quhet një vepër e jashtëzakonshme e prodhimtarisë, duke sfiduar forcën e gravitetit me mekanizmin e saj të kundërgjysmës. Është një orë me një seri të kufizuar që përfaqëson perfeksionin në saktësi, duke e ndarë veten nga orët e zakonshme. Le të përqendrohemi në veçoritë të cilat e bëjnë këtë orë një simbol të vërtetë të përparimit prodhues të cilësisë Gjermane.

Në zemrën e Basel Tourbillon Pionier ndodhet një sukses i inxhinierisë mekanike dhe teknologjisë së tij, mekanizmi i prodhuar ka brenda 19 gurë të çmuar rubin. Po ashtu mekanizmi ka aparatin inco-block që e mbron nga çdo tronditje duke i dhënjë një nivel qëndrueshmërie dhe saktësie për tu lavdëruar. Ora klasike Basel Tourbillon Pionier nga Gjermania kompania Tufina e ka prodhuar vetëm 50 copë, ku mbeten 10 të fundit. Ky ekskluzivitet siguron që çdo pronar posedon një vepër të vecantë dhe të rrallë.

Gurët e çmuar, secili prej tyre shërben shumë sepse zvogëlojnë friksionin në brendësi të lëvizjes, duke siguruar që ingranazhet brenda mos të fërkohen por lëvizja e tyre bëhet pa ndërprerje. Saktësia e prodhimit Gjerman shfaqet në çdo aspekt të këtij tourbillon. Basel Pionier i bërë në Gjermani ka dhe funksion të dyfishtë GMT. Ideale për udhëtarët botërorë dhe njohësit e orëve cilësore, ky komplikacion lejon përdoruesit të ndjekin dy zona të ndryshme kohore njëkohësisht.

Duke shtuar një element të magjepsjes qiellore, ora përmban një shfaqje dielli dhe hënë. Ky komplikacion i mrekullueshëm përshkruan saktësisht ngjitjen dhe zbritjen e hënës dhe fytyrën e diellit. Përtej funksionalitetit të tij, kjo veçori është një përfaqësim artistik i valëve qiellore, duke shtuar prirjen e përgjithshme të orës.

Kristali i Safirit: xhami epitomë e pastërtisë. Xham që nuk gërvishtet pasi është kristal safiri, i njohur për rezistencën e tij të jashtëzakonshme ndaj gërvishtjes dhe ka qartësi të lartë optike. Ky kristal siguron që zemreku, fëtyra, ingranazhet dhe çdo aspekt tjetër i sofistikuar i orës mbeten të mbrojtura dhe të dukshme njëkohësisht, duke ftuar admiruesit të kundrojnë qindra pjesët e brendshme të mekanizmit.

E larë me 22 karat flori: Kasa e orës, e përpiluar me kujdes nga çeliku inox, është larë me 22 karat flori dhe me 5 shtresa mikronë duke e bërë që mos t'i dalë ngjyra kurrë. Përsos qëndrueshmërisë dhe jetëgjatësisë, gjithashtu i jep një pamje të ndritshme dhe të pasur. Me dimension reth 44mm, ora shfaq një balancë ideale mes pranisë dhe përshtatshmërisë. Çdo Basel Pionier Tourbillon mbërrin në kutinë origjinale Pionier, i shoqëruar nga një librezë manuali, karta e garancisë dhe një kartolinë falënderimi. Si dëshmi për cilësinë dhe gjithë punën tonë, ora mbrohet nga një garanci 2-vjeçare, duke i dhënë pronarit qetësi për zgjedhjen.

Për burrin e mençur që e di se çfarë do, Made in Germany Basel Tourbillon Pionier është një veçori që s'harrohet. Është një simbol i vlerësimit tuaj për një punë të bërë mirë. Kur ta veshësh këtë orë, nuk je vetëm duke vënë një aksesor; je duke shfaqur dijen tënde të njohurisë së trashëgimisë së orëve. Visheni me krenari këtë orë se vinë mbrapa 8 gjeneratat e një familje, një shenjë cilësie dhe mjeshtërie e njohur në të gjithë botën.