Artikuj

NJE ORË PËR NJË MBRET!

NJE ORË PËR NJË MBRET!

NJE ORË PËR NJË MBRET
Prodhim i sapo dalë në treg / Dimër 2020

Një model plot stil. Një ndërtim i ekuilibruar mirë. Kjo është një orë evolucionare duke sjellë në jetë trashëgiminë tonë të gjatë. Saktësia e së kaluarës, por me dizenjon e së tashmes. Ju do të shihni punën madhështore artizanale, e cila do t'ju çoi drejt së ardhmes. Ambicia e Made in Germany Kingston Theorema nga Tufina është që të jetë një orë e nivelit të lartë. Ju do ta dashuroni absolutisht konceptin e kësaj ore. Zemra e hapur në fëtyrën e orës tregon kurorën e mbretit. Zemreku i ekuilibrit të mekanizmit është parashikuar në një mënyrë të tillë që të përfaqësoi kurorën e mbretit. Vëmendje perfekte e dizenjuesit Enis Tufina, i cili na magjeps me një orë tjëtër unike. Kjo orë sa herë do ta vendosni në kyç do të tërheqë vëmendjen jo vetëm tuajën, por dhe njerëzve përreth.


Në shikim të parë, duket e komplikuar, por sapo të kapërceni pamjen e parë, do të shihni se është e konceptuar në mënyrë strukturore. Vendosja sistematike e kësaj ore fal një vizion të qartë dhe i jep asaj një pamje të lehtë. Lexueshmeri e pastër bashkangjitur me estetikën e duhur ishte një komponent kyç gjatë hartimit të modelit Kingston. Një kasë klasike me një lëvizje shumë të bukur të zemrës së hapur. Tre nën-fusha të cilat tregojnë ditën, fazën e diellit dhe të hënës dhe datën. Fusha e fazës së diellit dhe hënës është e kombinuar me sekonda të vazhdueshme. Nën-fushat (dials) japin një ndjesi harqesh, të cilat ndihmojnë në ekuilibrimin e numrit. Materiale tepër cilësore u përdorën në mënyrë që të kemi shpërndarjen më të qëndrueshme të energjisë dhe gjithashtu të kemi më pak fërkime në ingranazhin kryesor. Qëndrueshmëria e mekanizmit është e standardit më të mirë. Punuar e gjitha me dorë plot kujdes nga ekipi i orëndreqësve të kryesuar nga Martin në Pforzheim, Gjermani. Shumë orë punë dhe dashuri u vunë në këtë orë. Kasa është elegante dhe e fortë, e bërë nga çelik inox 5 mikron 316L, dhe siç e shikoni përfundimi është i shkëlqyeshëm. Në përgjithësi kasa ka një shkëlqim të lezetshëm për t'i shtuar sado karakterin.


Saktësi preçize në mbajtjen e kohës. Bukuria dhe dinjiteti mbi dorë. Kjo orë është shumë e lehtë për tu përdorur gjithashtu. Butonat lehtësues do ta bëjnë atë një përvojë të kënaqshme. Vëmendja në detaje tregon se kjo orë është ndërtuar jashtëzakonisht mirë. Një orë e veçantë, e cila nuk do bateri, por funksioni i saj mundësohet nga lëvizja e kyçit të dorës. Një mrekulli mekanike! Made in Germany Kingston Theorema nga Tufina dëshiron pa asnjë dyshim që të bëhet një koleksion kryesor për markën. Ju do ta çmoni këtë orë dhe do të mbajë një vend të veçantë në zemrën tuaj. Ju do të kënaqeni duke e veshur atë. Ju jeni mbreti dhe duhet të vishni kurorën tuaj. Tufina e prodhoi Kingston Theorema veç për ju.

WhatsApp +355 69 80 777 55