Artikuj

Tirona Pionier, jua sjellim kryeqytetin në kyçin e dorës

Nga larg ngjan si trëndafil me tre petale të barazlarguar. Quhet Tirona Pionier dhe është një nga arsyet më të forta pse sot ndihemi krenarë për emrin dhe traditën tonë. Familja Tufina e ka Tiranën në palcën e shpirtit, kështu që krijimi i një ore me emrin e kryeqytetit ishte gjëja më e natyrshme.

Para dy shekujsh ne ndërtuam mekanizmin e orës në Kullën e Sahatit të Tiranës, ndërsa tashmë na duket sikur rikthehemi pas në kohë me një produkt "bio". Është e punuar me dorë, duke u kujdesur që çdo milimetër të jetë një copëz e Tiranës.

Ka garanci 2-vjeçare, me standard 100% gjerman. Mund t'jua sjellim kudo ku jeni. Ju vetëm na shkruani...