Artikuj

Barcelona Pionier, e përkryera në dorën tuaj

Kur sheh qytetin e Barcelonës nga lart dhe urbanizimin e saj magjepsës, të duket sikur po i hedh sytë një planeti tjetër në univers.

Një rregullsi drejt së përkryerës, një pamje rrëqethëse...

Në Tufina jemi përpjekur që të marrim pikërisht këto detaje të qytetit katalanas, duke dizenjuar një orë e cila ka kaluar çdo parashikim në familjen tonë.

As krijuesi i saj nuk e priste kaq të bukur, joshëse dhe kuptimplotë. Kjo është orë automatike dhe e mbajmë si thesar në zyrat tona. Xhami i saj është i përpunuar me safir. Ka 20 gurë, numra romakë dhe 3 vjet garanci.

Barcelona Pionier vjen me kuti origjinale, librin e instruksioneve, kartën e garancisë dhe etiketën e markës Pionier.

Ne presim vetëm një mesazh nga ju dhe jua dërgojmë kudo ku jeni.