Së shpejti një dyqan i ri Tufina, po vijmë në zemër të Tiranës!


Puna e mirë shpërblehet. Ky është një parim ekonomik dhe filozofik, të cilin sot po e dëshmojmë më shumë se kurrë në Tufina falë reagimeve shumë pozitive që kemi marrë prej jush.

Pasi kemi shitur orët tona “online” në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni prej disa vitesh, kemi kuptuar se ka ardhur koha të kemi një dyqan të prekshëm. Kështu, ne mund ta përballojmë më me lehtësi fluksin dhe mund të rrisim akoma edhe më shumë besimin te klientët.

Së shpejti do të na shihni në lagjen e ish-Bllokut me një dyqan shumë të bukur. Në këtë mënyrë do të njihemi akoma edhe më mirë me ju dhe do të kuptoni të gjitha hapat e krijimit të një ore në familjen tonë.

Tradita 2-shekullore nuk harrohet dhe është garancia e produkteve tona, por tashmë keni një arsye më shumë për të zgjedhur njërën nga dy markat tona, Theorema dhe Pionier. Orët mund t’i prekni vetë dhe t’i analizoni në detaje, para se t’i blini.

Shihemi së shpejti!