Artikuj

Dubai Theorema, ora e frymëzuar nga ndryshimet e shpejta

Në Tufina na mjafton një emër dhe një histori për dizenjimin e një ore artizanale. Dubai Theorema është frymëzuar nga qyteti ku ndodhin ndryshimet më të shpejta.

Që në emër e kupton se bëhet fjalë për një orë ndryshe nga të tjerat.

A e dinit se në Dubai në vitin 1968 kishte vetëm 13 makina, ndërsa sot trafiku është kaq i madh, saqë atje ndërtohen rrugë me dy kate? Po, pikërisht kështu.

Nga ky qytet global dhe modern, kryesisht me të huaj dhe i bazuar te turizmi, ka nisur procesi i krijimit të orës Dubai Theorema. Si e tillë, çdo detaj i saj ka një botëkuptim ndryshe, ndoshta edhe duke dalë pak jashtë kornizave të familjes Tufina.

Kjo është orë minimaliste, me lëvizje automatike me 35 gurë. Ka xham special me minerale forcuese, garanci 2-vjeçare dhe rezistencë 3 ATM ndaj ujit.

E gjeni në 7 modele të ndryshme, me rrip prej lëkure ose stainless steel.