Artikuj

Tango brenda orës tuaj - Made in Germany Buenos Aires Theorema

Tango brenda orës tuaj - Made in Germany Buenos Aires Theorema
Me bulevardet e saj të gjera, arkitekturën elegante dhe trashëgiminë e pasur evropiane, Buenos Aires shpesh quhet "Paris i Amerikës së Jugut". Theorema po nderon kryeqytetin e tangos me këtë orë master. Ky është një prodhim i kufizuar, janë bërë vetëm 499 nga ky model. Duke i qëndruar besnik ngjyrave plot jetë të qyteit mbushur plot art Tufina vendosi që ky koleksion të këtë rripa lëkure me ngjyra të ndryshme. Rripa të mrekullueshëm shumëngjyrësh për një qytet me ngjyra të gjalla.

Sharmi i këtij prodhimi të kufizuar është në detajet e shumta. Tre rrethët e vegjël në fëtyrën e orës në ngjyrën blu jo vetëm që na kujtojnë plazhet e bukura të Buenos Aires gjithashtu kanë një qëllim, si faza e diellit dhe e hënës, koha e dyfishtë dhe sekondat. Një përzierje midis numrave shkop, romak dhe arab shtojnë identitetin unik në fytyrën e kësaj ore të mrekullueshme. Skeleti mekanik i hapur do t'ju lë përshtypje. Mekanizmi brenda ka 18 xhevahirë rubin, të cilët zbutin fraksionet e lëvizjes brenda orës.

Në dorë, kjo orë përshtatet shumë mirë. Inxhinieria gjermane së bashku me punimin me dorë në formë artizanale e bëjnë këtë orë të përsosur. Nëse dëshironi një orë dore mekanike klasike dhe plotësisht bashkëkohore ky është modeli juaj. Nëse dëshironi një orë dore serioze dhe ndryshe në tregun shqiptarë, Buenos Aires Theorema është ora juaj. Nëse dëshironi një orë, të cilën mund ta vishni dhe shijoni çdo ditë, atëhere Made in Germany Buenos Aires është ora për ju.

Tango është një valle e gjallë dhe e këndshme. Në zemër të tangos është dëshira për të dëgjuar, kuptuar dhe biseduar me personin me të cilin vallëzoni. Shikoni këtë orë, dëgjoni tik takun ekskluziv, kurdiseni butësisht dhe shihni të gjitha ingranazhet brenda si do të kërcejnë tik takun e famshëm. Lëvizja juaj do të bëjë që ora të vijë në jetë duke vallëzuar.

ZBULOJENI DUKE KLIKUAR KËTU
https://tufina.al/collections/buenos-aires