Disa nga ne i duam orët shumë dhe as nuk duam t'i heqim kurrë nga dora. Ama, këshilla jonë është se ndonjëherë është mirë ta lesh dhe orën të marrë frymë, veçanërisht nëse posedoni një sahat mekanik. Kjo temë që do diskutojmë e kanë shumë njerëz në zemër, por duhet të arrijnë ta kuptojnë më mirë. Së pari dhe më e rëndësishmja, të dashuruarit e orës, duhet të kuptojnë faktin e thjeshtë që asnjë orë nuk është me të vërtetë e papërshkueshme nga uji.
Më poshtë janë disa arsye pse ne në Tufina këshillojmë që të mos bëni dush me orën tuaj të dorës.
Të gjitha orët tona mekanike janë 3 ATM me rezistencë ndaj ujit Kjo do të thotë që ora është e përshtatshme për një përdorim të përditshëm. Është e mirë për t’i rezistuar spërkatjeve të shiut ose kur lani duart. Rezistent ndaj ujit nuk do të thotë i papërshkueshëm nga uji. 3 ATM nuk do të thotë që ju mund të zhyteni me të thellë 30 metra. Thjesht do të thotë se e mban presionin e ujit të krahasueshëm me një thellësi prej 30 metrash. Me këtë në mendje është e kuptueshme që larja në dush ose notimi me të nuk është aspak një mundësi e mirë për orën tuaj mekanike. Kontakti i vazhdueshëm me ujin do të depërtojë brenda orës pasi uji godet orën në kënde të ndryshme. Temperaturat e nxehta dhe të ftohta të ujit mund të dëmtojnë orën tuaj. Ajri i nxehtë brenda banjës ose lagështia e dendur do të krijojë ajër të nxehtë brenda orës suaj. Pasi të dilni nga dushi ose në temperaturat normale të dhomës do të krijohen xhepa lagështie brenda orës suaj. Kjo gjë njihet si ligji kondensimit.
Një person përdor mesatarisht 65.1 litra ujë kur bën dush. Mund ta imagjinoni tani një orë zotërinjsh mekanike duke i rënë 65 litra ujë sipër? Kjo paraqet shumë sfida për këto lloj oraresh, dhe kjo është arsyeja pse në Tufina ju rekomandojmë të mos bëni dush me kryeveprën tuaj të bukur mekanike. Mbi gjithçka tjetër, uji do të dëmtojë rripin tuaj të lëkurës sepse lagështia e herë pas hershme do ta kalbte atë. Një vështirësi tjetër me këtë skenar është përdorimi i shamponave, kondicionerëve etj që do të dëmtojnë më tej oreën tuaj në planin afatgjatë.
Përgjigja e pyetjes është e thjeshtë. Ju nuk mund të bëni dush ose të notoni me orën tuaj mekanike 3 ATM.