Artikuj

ROMANCA E ORAVE AUTOMATIKE MEKANIKE!

ROMANCA E ORAVE AUTOMATIKE MEKANIKE!
Orët automatike janë një mrekulli e inxhinierisë. Lëvizja e ingranazhit bëhet nga energjia kinetike e mekanizmës. Efekti i kësaj magjie mekanike zgjat për një kohë të gjatë. Këta tre faktorë duhet të jenë të mjaftueshëm për ta bërë që çdo adhurues i orëve të admirojë një orë automatike, por romanca ende nuk ka filluar...

Si funksionon një orë automatike?
Këtu fillon romanca. Fillimi i një marrëdhënieje me orën tuaj. Lidhja që ndjeni me tingullin e butë të tik-takut. Një orë automatike njihet ndryshe si vetë-kurdisëse, sepse është lëvizja e krahut tuaj që i jep jetë. Edhe një gjest i vogël nga dora juaj do të sigurojë energji për të drejtuar orën përmes rotorit të saj, që duke u rrotulluar në shkallë të ndryshme mban zemrekun e orës plot në çdo kohë.

Orët automatike janë argëtuese! Kushdo që ka në pronësi një orë automatike mund të dëshmojë për të. Orët automatike kanë karakter! Nëse ndonjëherë keni dyshime për këtë, shikoni spektrin e madh të orëve automatike të modeleve që Tufina ju ofron. Orët automatike janë të çmuara! Duke ditur që nuk ka energji elektrike as bateri të përfshirë dhe të gjitha ingranazhet bashkjetojnë me sukses duke treguar orën e saktë bëjnë që çdokush të dashurohet pas tyre.

ZBULO ORËT AUTOMATIKE DUKE KLIKUAR FOTON POSHTË... do mahniteni!