Artikuj

Përse meshkujt i dashurojnë orët?

Përse meshkujt i dashurojnë orët?

Falë teknologjisë, shumica prej nesh gjithmonë e mbartin kohën në xhepa sepse mbajmë smartfonët. E megjithatë, është e vështirë të gjesh burra të suksesshëm pa orë dore. Pse burrat harxhojnë qindra dollarë për një orë? Orët bëjnë shumë më tepër sesa thjeshtë të tregojnë orarin, por tek një mashkull ora është pjesë e paraqitjes së tij, vlerë e shtuar. Megjithatë Tufina tregon disa nga arsyet kryesore përse meshkujt i duan dhe investojnë tek orët e dorës.

1. Interesi për objektet mekanike inxhinerike   

Shumë burra janë të interesuar për gjërat mekanike. Ata pëlqejnë jo vetëm gjërat që duken thjesht bukur, por dhe sende të cilat janë shumë funksionale dhe përfshijnë ndërtime të ndërlikuara. Orat Tufina janë tradicionale dhe përfshijnë qindra pjesë që punojnë në të njëjtën kohë për të siguruar një gamë të gjerë karakteristikash, duke përfshirë kohën e lindjes së diellit dhe perëndimit të diellit, një termometër dhe shfaqjet e fazës së hënës. Disa orë të ndërlikuara mund të kenë më shumë se 1000 pjesë. Për ata që duan të vëzhgojnë punën e këtyre pjesëve minuskule, orët e skeletit janë shpesh të njohura, pasi ato i japin përdoruesit një dritare në sahatin. Nga koleksioni jonë ju sygjerojmë Made in Germany Casablanca Theorema. Klikoni foton më poshtë për të parë detajet. 


2. Ora është një send i përshtatshëm
Mendoni veten në një mbledhje pune. Nuk mund të shikoni telefonin teksa ju flet shefi i punës ose kolegu gjatë një projekti, është mungesë edukate. Jeni në një takim me një vajzë, nuk doni që të mendoi se telefoni ju merr vëmendjen prej saj. Doni të prezantoheni serioz në një intervistë pune. Keni një darke apo mbrëmje feste dhe doni të dukeni bukur, porsi një zotëri. Madje, me orat mekanike nuk duhet të shqetësoheni a ka ose jo bateri telefoni juaj, sepse ato i kurdis lëvizja e kyçit tuaj. Një orë dore e përshtatshme në të përditshmen tuaj ështe Automatic Calendar Macau Theorema. Klikoni foton më poshtë për të parë detajet. 


3. Një orë mekanike nuk vdes kurrë
Një orë e mirë është një vlerë e shtuar. Orat mekanike bëhen pjesë e pandarë e juaja. N
ëse doni një orë të shtrenjtë mekanike, jeni dikush që preferon hijeshinë dhe luksin e nënvlerësuar, atë luks plot hijeshi. Nuk është çudi, që të tilla orë dore kanë vlerë ende dhe për tu rishitur sepse nuk i humb vlera ndërsa smartwatches humbasin 50% të vlerës së tyre brenda një viti nga blerja e tyre. Ingranazhi i orëve mekanike me pak kujdesje mund të zgjasë me dekata, ndërkohe që orët quartz me bateri pikojnë e ndryshken. Një orë mekanike e cilësisë së lartë është dhe Made in Germany Florida Diamonds Pionier e paraqitur dhe në kopertinën e këtij shkrimi. Klikoni KËTU për ta zbuluar. 

Nëse keni një orë Tufina na dërgoni fotografinë tuaj.