Artikuj

Përse ne mendojmë se orët janë një objekt fantastik?

Përse ne mendojmë se orët janë një objekt fantastik?

Është tepër interesante historia sesi orët filluan të vishen në kyç. Gjatë luftës së parë botërore ushtarët në beteja mezi i gjenin orat e xhepave, edhe harxhonin kohën duke kërkuar ku i kishin futur. Kështu filluan t'i lidhin rreth kyçit për lirshmëri veprimi. Ky veprim solli shumë prakticitet gjatë luftrave duke i kthyher kështu orët në diçka të pandashme në jetën e një mashkulli. Disa arsye pse çdo mashkull duhet të ketë një orë dore.

1. Stili 
Dihet që meshkujt nuk preferojnë bizhuteritë. Prandaj orët e zotërinjve kur një mashkull bëhet në moshë janë pjesë e tyre. Në një moment të caktuar çdo mashkull rritet dhe do t'jetë një zotëri. Një orë tradicionale Tufina është mënyra e përsosur për të treguar stilin tuaj, personalitetin tuaj dhe shijen tuaj të shkëlqyer. 

2. Tradita
Duke qenë se meshkujt janë shumë të limituar, edhe duke qenë se çdo studim ekonomik tregon se meshkujt shpenzojnë për veten më pak se femrat, atëhere kur ata e blejnë diçka duan vërtetë që të ketë kuptim. Ora për një mashkull është më shumë se një orendi, por tregon karakter. Tradita e meshkujve që mbajnë ora është shumë e vjetër, kështu siç mban mashkulli një portofl, apo unazë martese, ashtu e mban dhe një orë. Nuk ndahen! Familja Tufina është familja më e vjetër e sahatçnjive jo vetëm në Shqipëri por dhe tutje. 

3. Tërheqja
Një mashkull që mban një orë dore luksoze bëhet më tërheqës në sytë e të tjerëve. Djelmoshat dhe vogëlushat mbajnë telefonin dhe për orë, ndërsa meshkujt dhe burrat mbajnë një orë serioze dhe luksoze. Një orë e tillë tregon jo vetëm zejtarinë e ndërlikuar, mekanikën inxhinierike, edhe artin e bukur që të tilla ora shfaqin. 

4. Funksionaliteti
Orat Tufina janë tepër funksionale, të cilat paraqesin një nivel të lartë cilësie gjermane. Orat mekanike janë të pavdekshme sepse nuk përdorin bateri, por marrin jetë nga kurdisja. Të tilla ora kanë qindra pjesë, të cilat ndërthuren në mënyrë mbresëlënëse me njëra tjetrën. Ju vetëm kurdisni zemrekun duke i dhënë zemër orës tuaj. 

Zbuloni bukurinë e orave Tufina duke klikuar në foton më poshtë.