Artikuj

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin orët Tufina

 

Nëse e keni ndarë mendjen për të blerë një orë, mendojmë se keni vetëm një vend ku duhet të trokitni: www.tufina.al. Si një emër i njohur prej rreth dy shekujsh në Shqipëri, më poshtë ju tregojmë disa arsye pse duhet të na zgjidhni pa asnjë mëdyshje.  

Sahati i Tiranës – Tufina nuk është thjesht kompani, por një historiE keni parë Kullën e Sahatit të Tiranës? Ajo është simboli i kryeqytetit, emblema e logos së BashkisëKy sahat është vepra e stër-stërgjyshit tonë, i cili edhe sot e kësaj dite për ne është gjallë. Ai është gjallë, sepse çdo orë e prodhuar nga Tufina përfaqëson pasionin e tij, të cilin e kemi trashëguar brez pas brezi. Ne jemi krenarë për këtë traditë familjare dhe për paraardhësit tanë. 

 Cilësia dhe garancia – Çdo orë Tufina prodhohet në Gjermani, aty kpunojmë prej vitesh dhe shesim në të gjithë botën. Orët tona janë artizanale (punë me dorë), një argument i fortë pse duhet të zgjidhni dy markat tona, Theorema dhe Pionier. Sa herë që bëni një blerje, bashkë me kutinë origjinale merrni edhe një fletë garancie për dy vjet. Pra, orët Tufina janë Made in Germany, me standardin dhe cilësinë më të lartë 

Patriotizmi – E lidhur me dy paragrafët e mësipërm, arsyeja tjetër pse shqiptarët duhet të zgjedhin orët Tufina është origjina jonë. Është e thjeshtë të tregosh dashuri për vendlindjen me një foto kuqezi në Facebook apo duke brohoritur sa herë luan kombëtarja e futbollit. Diferenca bëhet kur zgjedh produkte shqiptare, beson dhe jeton me to. Tufina është një kompani shqiptare me 191 vite përvojë. Puna jonë ka nisur në Tiranë që në vitin 1828 dhe sot jemi krenarë që, mes të tjerash, kemi prodhuar edhe një orë me emrin Tirona 

Transporti – Në Tufina kemi menduar për gjithçka. Orët mund t’i porositni “online” në uebsajtin apo rrjetet tona sociale dhe transporti është falas (në të gjithë botën). Ju gjithashtu mund të vini në zyrat tona në Tiranë, nëse jeni vërtet meraklinj dhe doni t’i provoni orët në dorën tuaj. Në fakt, ne jua sugjerojmë këtë, sepse vetëm kështu bindeni plotësisht që Tufina ka vetëm produkte të vetat, 100% origjinale.  

Arsyet e tjera pse duhet të zgjidhni Tufinën do të publikohen së shpejti. Tashmë radhën e keni ju, duke parë dhe provuar çdo orë që ju pëlqen.