Artikuj

Ora në plazh do kujdes! Ja disa këshilla nga Tufina

Këto janë ditët më të nxehta të vitit dhe e kuptojmë se disa prej jush duan ta mbajnë orën në plazh apo në pishina, por na lejoni t’ju japim disa këshilla. 

Në Tufina duam të jemi gjithmonë sa më të sinqertë me klientin. Ne gjithnjë theksojmë se rezistenca e orëve tona ndaj ujit është 3 ATM. Kjo do të thotë se ora që blini mund të përballojë incidentet e vogla në kontakt me ujin dhe shiun, por jo zhytjen për një kohë të gjatë në ujë. 


Armiku i parë i orëve është rëra. Nëse jeni në plazhet tona të veriut, me siguri që jeni të rrethuar kudo nga rëra. Në varësi të përmasës dhe cilësisë së saj, ajo mund të futet brenda orës dhe aty mund të dëmtojë mekanizmin e pjesëve që bëjnë orën të punojë. Pra, kini kujdes se ku lëvizni dhe si lëvizni! Orën, për shembull, mund ta mbani kur shkoni të pini kafe pranë plazhit. 


Bashkë me rërën, armiku tjetër i orës është kripa. Nëse ora që mbani është me rrip lëkure, kripa mund ta dëmtojë duke e bërë më të vrazhdë, duke humbur tiparet e saj fillestare. Kripa gjithashtu ka rrezik të dëmtojë mekanizmin e brendshëm të orës. 


Kalojmë te një tjetër aspekt kryesor, dielli. Rrezet e diellit këtë muaj janë shumë të forta, aq sa janë regjistruar edhe temperaturat më të larta të vitit. Orët nuk mund të mbahen për orë të tëra në diell. Kjo do jua dëmtonte keq xhamin dhe jo vetëm. Nëse jeni në plazh dhe ora juaj ka gjithë pasditen që “sheh” nga qielli (pa hije), temperaturat në brendësi të saj do të jenë të papërballueshme për funksionimin normal të mekanizmit. 


Pas këtyre këshillave, urojmë ta keni kuptuar se ora është një pasuri personale e individit, shpesh e vlefshme për gjithë jetën. Rëndësia e saj është unike, kështu që duhet të dini ta përdorni. Tufina ju uron t’ia kaloni sa më bukur për pushime!