Artikuj

Oferta e muajit mars në Tufina: 20 euro ulje dhe një kartolinë e personalizuar!

Nëse po afron ditëlindja e njeriut të zemrës, një familjari apo një shoku, është koha të zgjidhni një dhuratë me klas, që të shërbejë si kujtim i përjetshëm. Dhurata ideale është një orë e vërtetë, e punuar me dorë, e cila vjen kudo ku jeni, me transport falas.

Oferta e radhës në Tufina vetëm për muajin mars është kjo: zgjidhni një orë për ta bërë dhuratë, përfitoni 20 euro zbritje dhe gjithashtu një kartolinë të veçantë urimi.

Na tregoni disa detaje nga lidhja që keni me personin i cili do të marrë orën dhe Tufina menjëherë do t’ju shtojë në porosi edhe një shkrim të personalizuar, për ta kompletuar edhe më shumë dhuratën.

Familja jonë ka 191 vite përvojë, që kur punuam mekanizmin e Sahatit të Tiranës. Nëse nuk besoni te produktet tona, nuk mund t’i besoni askujt tjetër.

Orët tona janë “Made in Germany”, me standardin më të lartë. Ne shesim produkte në të gjithë botën dhe aktualisht kemi qendrat tona në Mynih, Çikago dhe Tiranë. Çdo orë ka fletë garancie për dy vjet.

Nëse kjo është hera e parë që lexoni për kompaninë Tufina, shtojmë se dy markat tona, të njohura në mbarë globin, janë Theorema dhe Pionier. Ato përfaqësojnë traditën dhe pasionin tonë brez pas brezi.

Miqësia dhe dashuria janë ndjenjat më të thella njerëzore. Falni kënaqësi duke dhuruar një orë të vërtetë. Të afërmit tuaj do t’ju mbajnë mend për gjithë jetën!