Artikuj

Madrid Theorema është e përkryer, mësoni detajet e saj

Madrid Theorema është një nga orët më të veçanta në Tufina. Kryeqyteti madhështor i Spanjës meritonte një punim fantastik dhe familja jonë ka punuar gjatë për të arritur te diçka kaq e përkryer në pamje dhe funksionalitet.

Madrid Theorema është orë me lëvizje automatike me 20 gurë. Ka xham të përpunuar me safir. Unaza e saj e sipërme është me fibra karboni. Madhësia e përafërt e kësaj ore është rreth 46 mm pa kurorë. Mund ta zgjidhni me rrip 100% lëkure ose prej metali të jonizuar.

Siç e theksojmë në postimet e përditshme, çdo orë në Tufina ka fletë garancie ndërkombëtare për 2 vjet dhe rezistencë 3 ATM ndaj ujit. Standardi nuk ka nevojë për ndonjë argument shtesë: është Made in Germany.

Nëse po kërkoni për një orë unike, bazuar te një eksperiencë 191-vjeçare nga Tufina, zgjidhni Madrid Theorema! Kur ta blini, me siguri që nuk do ta hiqni kurrë nga dora. Është... klas!