Një titull, një foto dhe... klikuat. Faleminderit që e bëtë këtë.
Tani na lejoni që ta bëjmë të vlefshme kohën tuaj duke shkruar shkurtimisht për një nga orët më unike në familjen Tufina, Monte Carlo Theorema.
Dizenjimi i saj ka nisur duke marrë për bazë një nga lagjet më të famshme në Europë, me të njëjtin emër, Monte Carlo. Kjo lagje shpesh konsiderohet kryeqytet i Monakos, por në fakt nuk është. Ajo njihet për personazhet e njohur që shkojnë atje dhe për kazinotë.
Siç e shihni në foto, po flasim për një orë mekanike me 17 gurë. E gjeni me rrip 100% lëkure ose prej metali të jonizuar. Fusha e saj është një punim i sofistikuar. Në të është shkrirë pasioni dhe përvoja e shumë brezave në dy shekuj.
Monte Carlo Theorema vjen te ju me kuti origjinale të kompanisë sonë, manual përdorimi dhe fletë garancie për 2 vjet. Si çdo orë tjetër Tufina, ka rezistencë 3 ATM.
Harruam argumentin e fundit: është Made in Germany!
Më shumë se kaq nuk besojmë se ju nevojitet. Rilexohemi së shpejt