Artikuj

Erdhën dasmat! Tufina ka orët ideale për meshkujt shqiptarë

Korrik-gusht... Miq, po hyjmë zyrtarisht në periudhën e dasmave!

Me siguri që keni marrë disa ftesa nga të afërmit/miqtë që do të martohen dhe po mendoni se si të fitoni vëmendje po aq sa dhëndri me pamjen tuaj.

Nusja nuk konkurrohet dot, sepse të gjithë i kanë sytë tek ajo, por "gara" ndërmjet meshkujve po bëhet gjithnjë dhe më e dukshme në vitet e fundit.

Nëse doni realisht të tregoni klasin dhe elegancën tuaj, Tufina ka disa opsione.

Sugjerimet tona janë orët Florida Pionier, Havana Pionier, Berlin Pionier, Malibu Pionier, Helsinki Theorema dhe Marco Polo Theorema.

Të gjitha këto orë janë në versionet me rrip kaf dhe kasë gold. Ato kanë dy vite garanci, rezistencë 3 ATM ndaj ujit dhe vulën më të besueshme të cilësisë, Made in Germany.

Duke filluar nga 1 korriku, Tufina do të ketë dyqanin më të ri në zonën e ish-Bllokut, kështu që ju ftojmë që çdo produkt ta prekni me duart tuaja.

Në Tufina, klienti është vërtet mbret. Ejani të zbuloni rezultatet e një pune 2-shekullore!