Artikuj

Cilat janë orët ideale për ju kur vjen fundjava?

Në artikullin e sotëm në www.tufina.al duam t’ju japim disa sugjerime për orët që mund të mbani gjatë fundjavës, si ditët më të bukura dhe me vëmendjen më të madhe nga njerëzit që ju rrethojnë.

Kompania jonë e prodhimit të orëve ka disa variante të cilat i përshtaten kësaj kategorie. Ato janë orë sportive, shumë praktike, me elemente që shkojnë thuajse me gjithçka.

Acapulco Pionier

Nëse sapo ka ardhur fundjava dhe po mendoni se cila orë ju përshtatet më shumë për të befasuar një person të rëndësishëm në jetën tuaj, Acapulco Pionier është sugjerimi i parë. Kjo orë ka lëvizje automatike me 20 gurë dhe në Tufina mund ta porositni në tre variante të ndryshme.

Hawaii Pionier

Kjo është gjithashtu një orë me lëvizje automatike. Hëna dhe dielli lëvizin njëkohësisht me orën kryesore dhe prandaj quhet Dual-Time. Shkon për çdo ambient dhe do të ndiheni shumë rehat me të, sikur të ishte një aksesor i vendosur që në djep në dorën tuaj.

Sydney Pionier

Krijuar për një burrë me klas, i cili është i vëmendshëm ndaj detajeve. Është orë automatike me 22 gurë, me karakter klasik. Ka 12 diamante, një për çdo 60-minutësh (në dy cikle) që përcakton ditën tuaj të ngarkuar.

Monza Pionier

Një orë sportive, me natyrë të pazakontë për produktet tona tradicionale. I përshtatet çdo mashkulli i cili e jeton në maksimum çdo sekondë të jetës dhe dashuron të bukurën. Rrip 100% lëkure, lëvizje automatike me 21 gurë dhe xham special me minerale forcuese.