Artikuj

Përse duhet ta vetkurdisim me dorë një orë automatike?

Përse duhet ta vetkurdisim me dorë një orë automatike?
Edhe me orët më të shtrenjta në tregun ndërkombëtar do t'ju duhet të bëni mirëmbajtje. Kjo është ajo që ne e quajmë "një marrëdhënie", sepse përdoruesi ndërton një rutinë personale me orën e tyre me kalimin e kohës. Mos u trembni, ky është një zakon i këndshëm, që shumica e dashamirëve të orëve me të vërtetë e presin me padurim. Mos harroni se ora juaj është një aksesor mbi të gjitha, pastaj vjen bukuria dhe dizenjo e modës. Njerëzit që blejnë orë mekanike shijojnë vërtet inxhinierinë që qëndron pas tyre. Janë pikërisht komplikimet inxhinierike të mekanikës që i bën ata të duan të zotërojnë një orë të tillë.

PËRSE DUHET TA VETKURDISËSH ME DORË?
Shumë klientë të rinj lexojnë fjalën "automatike" dhe supozojnë se ata kurrë nuk do të kenë nevojë të vetkurdisin orën e tyre mekanike automatike. Në teori mund të jetë e vërtetë, por është e gabuar në praktikë. Një orë automatike funksionon me rezervë energjie, për këtë ka nevojë për lëvizje të vazhdueshme të kyçit të dorës ose një kuti kurdisjeje konstante. Por për shkak se kjo është akoma një orë mekanike, ne ju rekomandojmë ta vetkurdisni me dorë për t'i dhënë mundësinë që të tregoi orën sa më saktë. Duhet të kuptoni që orët tona kanë qindra ingranazhe brenda, të cilat punojnë me anë të forcës të energjisë kinetike, e cila ndonjëherë ka nevojë për korrigjim. Dhe ky korrigjim vjen nëse herë pas here gjatë një muaji, ju e vetkurdisni me dorë orën tuaj automatike, edhe nëse e vishni atë çdo ditë. I mbani mend gjyshërit dhe baballarët sesi kurdisnin orët e tyre? Vetkurdisja me dorë do t'ju japë më shumë saktësi dhe jetëgjatësi në mekanizmin tuaj.

KUR DUHET PATJETËR VETKURDISUR ME DORË?
Ka raste të ndryshme kur duhet të vetkurdisni me dorë një orë automatike.
1. Kur sapo ta merrni dhe është krejt e re nga kutia. Ju lutemi vetëm ta kurdisni me dorë në fillim. Shumë njerëz sapo e nxjerrin nga kutia e tundin atë ashpër, gjë që mund të çojë në probleme në të ardhmen.
2. Nëse ora nuk është veshur për një kohë. Ka ndejtur në sirtar ose mbi komodinën tuaj. Në mënyrë që ta "zgjosh nga gjumi", ne gjithmonë do të rekomandojmë vetkurdisjen me dorë në vend që ta tundni.
3. Nëse e përplasni diku ndërsa e keni të veshur. Në varësi të kalibrit të orës, gjithmonë duhet ta vetkurdisni orën pas një goditjeje në të. Ndihmon në korrigjimin e ingranazheve brenda dhe siguron një matje më të mirë të kohës.
4. Ju keni një nga ato punë ku kyçi i dorës tuaj nuk lëviz shumë, ose nuk e mbani orën mjaftueshëm për t'i dhënë rezervë të mjaftueshme të energjisë. Rekomandohet gjithmonë ta vetkurdisni me dorë në mënyrë që ora juaj të mos shkoi prapa.

SI E VETKURDISNI ME DORË?
Pavarësisht nga arsyeja përse ju e vetkurdisni me dorë gjithmonë dhe kurrë mos harroni ta vetkurdisni orën tuaj vetëm kur nuk e mbani veshur atë. Mos e kurdisni me dorë orën kur e keni në kyç. Kunji metalik që lidh kurorën e orës me mekanizmin gjatë një periudhe kohe do të përkulet dhe ky dëmtim do të shkurtojë jetëgjatësinë e orës suaj. Prandaj mbajeni vath në vesh mos ta kurdisni kur e keni mbi kyç. Një kurdisje me dorë duhet të zgjasë të paktën 30 rrotullime të kurorës, ose rreth 30 sekonda. Merrni butësisht kurorën në gishtin e madh dhe atë tregues dhe filloni me kujdes ta rrotulloni kurorën në drejtim të akrepave të orës. Nëse doni me se s'bën të tundni një orë automatike, ajo duhet të jetë gjithmonë një tundje e butë me një rrotullim 180 gradë të kyçit të dorës nga e djathta në të majtë. Edhe pse kjo metodë është më pak e rekomanduar, ingranazhet e qëndrueshme brenda mekanizmit do të fillojnë punën.