Historiku


Që nga themelimi i saj, firma është zotëruar nga familja Tufina. Për ne, fillimi ishte ora e Tiranës, orët me kasë të gjatë, orët e xhepit dhe në vijim orët luksoze dore për meshkuj. Përgjatë gjeneratave me përkushtim dhe vështirësi, familja jonë numëron 35 orëndreqës. Në shekullin e fundit Tufina ka krijuar partneritete me disa nga firmat më të njohura të prodhimit të orëve në Europë, ndërkohë që në këtë shekull funksionojmë si një kompani e fortë dhe e pavarur. Në një botë progresive dhe homogjene si kjo e sotmja, ku çdo prodhues kërkon së pari dhe mbi të gjitha të përcaktojë dhe të ngrejë identitetin e vet, Tufina ka mbetur e vërtetë ndaj origjinës së saj dhe vlerat e mbartura gjatë viteve. E njohur jo vetëm prej identitetit të saj unik, por dhe prej mjeshtërisë teknike. Duke ndjekur rrënjët tona të ADN-së, kemi krijuar markat Theorema dhe Pionier me të njëjtin shpirt. Vëmendja e jashtëzakonshme ndaj çdo detaji, përgjatë dizenjimit dhe prodhimit, u jep orëve Theorema dhe Pionier rëndësi, ashtu si dhe qëllim. Dëshira dhe vizioni ynë ka qenë gjithmonë të kemi produkte të cilat mahnitin çdo njeri kozmopolitan dhe të suksesshëm. Theorema dhe Pionier kanë një mirëkuptim të thellë të mënyrës se si meshkujt mendojnë. Kjo është arsyeja pse orët tona montohen individualisht dhe me dorë. Profesioni ynë jeton në qartësinë e vet identitetit tonë. Tufina ka aftësinë të krijojë orë dore të cilat kombinojnë traditën me modernen. 



.






1868 Tufina































.