Kliko këtu për të lexuar mbi
historinë e familjes Tufina.
KLIKO BUTONIN “ZGJIDH”
Orë
Minuta
Sekonda
Historiku i familjes Tufina lidhet ngushtë me Tiranën dhe Shqipërinë. E para orë që mban firmën "Made in Albania" është krijuar nga gjyshi ynë, Bahri Tufina, pagëzuar nga ai me emrin "Sahat me Zile Tirana". Nuk ka patur shtëpi në Shqipëri që s'e kishin një të tillë. Në vitet 1910-1944 ka egzistuar firma europiane "Vllazën Tufina" e stërgjyshit tonë Shaban me të vëllanë Haxhiun, të cilët ishin partnerë me firma të mëdha si Omega, Ebehard etj. Orët “Vllazën Tufina” sot gjinden në Dhomën Presidenciale dhe në Kryeministri. Ndërsa akoma më përpara ishte firma e rregjistruar më 1865 nga Arif Tufina dhe i ati, të cilët deri për sulltanin kanë montuar sahat xhepi. Pa harruar se më 1822 Ismail Tufina është orëndreqësi i parë, i cili montoi "Sahatin e Tiranës" në qendër. Kontributet e Ismailit janë dhe në kulla të tjera sahatesh. Kurse sot Enis Tufina ka laboratorin e tij në Mynih të Gjermanisë ku ka patentuar prej më shumë se 20 vitesh markat internacionale "Theorema" dhe "Pionier". Djali i tij, Noah-Antonio Tufina, po ecën në hapat e të parëve.
Orët luksoze Tufina prodhuar në Gjermani mund t’i blini online dhe ne ju a sjellim kudo qofshit në Shqipëri dhe Kosovë. Ose mund të vizitoni dyqanet tona fizike në ish-Bllok, në Toptani Center dhe në Aeroportin e Rinasit.